MASHT shkëput kontratën kolektive me SBASHK-un

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 17:12
MASHT shkëput kontratën kolektive me SBASHK-un

Kontratën kolektive me SBASHK-un të nënshkruar më 22 janar të vitit 2021, e ka shkëputur sot Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Kontrata kolektive  ishte nënshkruar nga SBASHK dhe Qeveria e Kosovës në 21 janar 2021, gjatë kohës kur kryeministër në detyre kishte qenë Qeveria e Avdullah Hotit.

Në letrën e MASHT drejtuar SBASHK-ut,  thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera.


(Kosova Sot Online)