Prishtina kaplohet nga erëra të fuqishme

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 20:43
Prishtina kaplohet nga erëra të fuqishme

Si pasojë e ciklonit të fuqishëm ‘Denise’ që kaploi Italinë veriore, gjatë mbrëmjes së sotme janë regjistruar erëra të fuqishme prej 74km/h në Prishtinë, duke sjellë kështu erëra të stuhishëm përgjatë rajonit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“22.11.2022 – Cikloni i fuqishëm “Denise” i formuar mbi Italinë veriore, po sjell erëra të stuhishme përgjatë rajonit, sidomos viseve bregdetare të Kroacisë, me hove edhe mbi 100km/h.  Gjithashtu përgjatë brigjeve të detit ka edhe rritje të nivelit ujor deri në 60cm vend-vende, shkaku i baticës ciklonale, që shkaktohet nga shtypja shumë e ulët atmosferike por edhe erërave të fuqishme jugore.

Orëve të mbrëmjes erëra të fuqishme po frynë edhe në vend, e në pjesë më të larta të Prishtinës u regjistruan erëra me hove edhe prej 20.6m/s, apo 74km/h”, sipas njoftimit nga Prishtina Weather.

(Kosova Sot Online)