Kurti pret në takim ambasadorin gjerman dhe atë francez, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 22 November 2022 - 23:00
Kurti pret në takim ambasadorin gjerman dhe atë francez, kjo është arsyeja

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde, i ka mirpritur sonte në një takim të përbashkët  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhëna të Republikës së Kosovës përgjatë tyre.

Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U theksua nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë prej 48 orësh, ashtu që përafrimi i djeshëm në Bruksel të rezultojë në pajtueshmëri të përbashkët.”, thuhet në komunikatë.


(Kosova Sot Online)