
Arratiset i burgosuri, u lirua për pushim dy-ditorë nga Qendra Korrektuese Smrekonic

Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ka liruar të dënuarin për pushim dy-ditorë, por që i dyshuari nuk është paraqitur më në qendër duke u arratisur, shkruan "Kosova Sot Online".
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin.
Njoftimi i plotë i policisë:
Qendra Korrektuese, Smrekonicë 19.11.2022 – 11:00. Është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte liruar për pushim dy-ditorë nga QK-Smrekonicë, por i njëjti nuk është paraqitur më fare. I dyshuari – dënuari ishte duke vuajtur dënimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes. Rasti duke u hetuar.