"Liderët thirren për marrëveshjen finale, nuk jam as polic, as zyrtar dogane që të merrem me gjithëfarë çështjesh"

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 10:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka treguar detaje për takimin që pati të hënën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka theksuar se "Liderët shtetërorë thirren për ta bërë marrëveshjen e madhe e finale”, duke shtuar se kryediplomati europian, Josep Borrell “hoqi dorë” nga propozimi paraprak i BE-së.

“Po e ripërsëris, unë nuk jam as polic, as komandant stacioni, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithëfarë çështjesh teknike të cilat dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione dhe organe përkatëse të cilat kanë shumë njerëz të zotë”, deklaroi ai, përcjell "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)