Punëtori i marketit ia kafshon veshin me dhëmbë konsumatorit në Fushë-Kosovë

  • E.k /
  • 23 November 2022 - 12:10
 Punëtori i marketit ia kafshon veshin me dhëmbë konsumatorit në Fushë-Kosovë

Një konsumator ka raportuar në polici një rast shumë të çuditshem që ka ndodhur në marketin "Viva Fresh" dje në Fushë Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online".

Telefonuesi në një emison ka raportuar se punëtori kishte kafshuar në vesh vëllaun e tij dhe menaxheri kishte gënjyer se kanë lajmëruar rastin në polici.

“Pramë ja kom dërgu ni video në Viber me të njëjtin numër, u shku vllau në ni market Viva që është në rrugën Hajrullah Zymi këtu në Fushë Kosovë, ni puntorë i Vivës e ka hongër në vesh me dhëmbë. Edhe në video shihet që e kam marrë inqizimin nga kamerat , jom shku në polici, menaxheri e ka rrjet vllaun se e ka thirrë policinën e nuk po vinë e ai nuk e ka lajmëru policinë hiq. Tash kom denoncu rastin edhe në polici që ata me u merr me këtë rast.”, tha telefonuesi nga Fushë Kosova.

(Kosova Sot Online)