Plagjiatura në UP, rektori i ri parasheh përfshirjen e profesorëve ndërkombëtarë për t’i ndëshkuar
Rektori i sapo zgjedhur i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka njoftuar se duke filluar nga java e ardhshme do ta formojë një grup për rishikimin e statutit të UP-së, përcjell "Kosova Sot Online".
Qerimi e ka përmendur edhe çështjen plagjiatores në UP.
Rektori ka thënë se në kësi raste parasheh përfshirjen e profesorëve ndërkombëtarë për t’i ndëshkuar plagjiatorët e UP-së.
“Unë parashoh që për situatat më të komplikuara të formohen komisione me profesorë ndërkombëtarë që kanë më shumë përvojë në çështjen e etikës”, tha rektori.
(Kosova Sot Online)
