Lajçak: Shpresa ime është se ne do të gjejmë një zgjidhje për të depërshkallëzuar tensionet

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 16:16
Lajçak: Shpresa ime është se ne do të gjejmë një zgjidhje  për të depërshkallëzuar tensionet

Lidhur me takimin që po vazhdon të mbahet në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka theksuar se ky takim është vazhdimësi i atij të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq dhe se shpreson që do të gjejnë një zgjidhje sot.

“Sot jam duke i pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të depërshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka shkruar Lajçak.


(Kosova Sot Online)