Ja sa gra dhe vajza janë vrarë gjatë vitit 2021

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 19:13
 Ja sa gra dhe vajza janë vrarë gjatë vitit 2021

Në raportin e publikuar nga OKB, tregohet se 45000 gra dhe vajza, janë vrarë nga bashkëshorti, partneri ose i afërmi i tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

UN Women dhe Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin u shprehën se këto shifra janë tepër shqetësuese dhe se realisht numri i vërtetë i vrasjeve të grave për shkak të gjinisë, ka mundësi të jetë më e lartë.

 

Afërsisht 4 në 10 vdekje në vitin 2021 nuk u llogaritën si femicide sepse nuk kishte të dhëna të mjaftueshme. Shifrat zyrtare për femicidin kanë mbetur kryesisht të pandryshuara gjatë dekadës së fundit.

Vendi që kryesonte listë për vrasjet më të larta ishte Azia me 17800 vdekje. Megjithatë, Afrika mbetet më rrezikun më të lartë pasi shkalla e vrasjeve të lidhura me gjininë në shtëpi, u vlerësua në 2.5 për 100,000 të popullsisë femërore në Afrikë, krahasuar me 1.4 në Amerikë, 1.2 në Oqeani, 0.8 në Azi dhe 0.6 në Evropë.

Sipas hulumtuesve, mendohet se kulmi ka qenë periudha e pandemisë kur njerëzit ishin të detyruar të mbylleshin në shtëpitë e tyre.

“Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të ketë frikë për jetën e saj për shkak të asaj që është. Për të ndaluar të gjitha format e vrasjeve të grave dhe vajzave të lidhura me gjininë, ne duhet të numërojmë çdo viktimë, kudo, dhe të përmirësojmë të kuptuarit e rreziqeve dhe shtytësve të femicideve, në mënyrë që të mund të hartojmë parandalimin më të mirë dhe më efektiv dhe përgjigjet e drejtësisë penale”, u shpreh Ghada Waly, drejtoresha ekzekutive e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

81% e vrasjeve në mbarë botën kryhen kundër burrave dhe djemve, por ata janë më të rrezikuarit të vriten nga dikush jashtë familjes së tyre. Nga të gjitha viktimat e vrasjeve meshkuj në vitin 2021, vetëm rreth 11% u vranë nga një partner ose i afërm.

(Kosova Sot Online)