Bislimi nga Brukseli jep detaje për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 23:08
Bislimi nga Brukseli jep detaje për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Pas marrëveshjes së sotme, Kosova dhe Serbia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për propozimin e BE’së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, ka deklaruar Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka theksuar ai.

Takimi në Bruksel mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq u zhvillua vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.

(Kosova Sot Online)