Kurti: Ju kam bërë thirrje serbëve që të mos dorëhiqen, por nuk ju kam thënë kthehuni

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 11:57
Kurti: Ju kam bërë thirrje serbëve që të mos dorëhiqen, por nuk ju kam thënë kthehuni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai ju ka bërë thirrje serbëve që të mos dorëhiqen nga institucionet në Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online".

Në anën tjetër, Kurti ka shtuar se nuk i ka kërkuar që të kthehen përsëri.

“Më lejoni të ju njoftoj për secilin qëndrim timin. Unë iu kam bërë thirrje serbëve që të mos dorëhiqen nga institucionet, por nuk ju kam thënë kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese institucionale”, ka thënë Kurti.

“1 orë e 30 minuta kam bisedu me disa serbë, nuk kanë pranu me bërë fotografi”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)