Stano: Është me rëndësi që të implementohen marrëveshjet e arritura në dialog

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 15:06
Stano: Është me rëndësi që të implementohen marrëveshjet e arritura në dialog

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjatë një konference për media ka thënë se janë angazhuar duke punuar në drejtimin për dialogun e ardhshme ndërmejt Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Stano ka theksuar se është me rëndësi që të bëhet implementimi i marrëveshjeve të arritura në dialog.

“Sigurisht që jemi duke punuar [për bisedimet e ardhshme]. Që kur kriza shpërtheu kthimi i serbëve të Kosovës në institucione është pritshmëri bazike dhe kërkesë nga ana e BE-së dhe e njëjta është edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë. Është me rëndësi që të implementohen marrëveshjet e arritura në dialog, ky është mesazh që vazhdimisht u dërgohet palëve” ka theksuar Stano.

“Emisari Lajçak është duke punuar fort, natë e ditë, për të avancuar [procesin]. Përfaqësuesi i Lartë ka dhënë sinjale se planifikon të ftojë të dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti dhe që të vazhdojnë në marrëveshjet që janë bërë të fillojnë diskutimet për tablonë e madhe dhe tabloja e madhe këtu është normalizimi i marrëdhënieve bazuar në propozimin e lehtësuesve të BE-së”, ka shtuar ai gjatë një konferencë për media.

(Kosova Sot Online)