
Në Mushtisht të Suharekës sot arrijnë shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit

Dy shtatoret e heronjve kombëtarë Hasan Prishtina dhe Adem Jashari, do të arrijnë sot rreth orës 15:00 në fshatin Mushtisht të Suharekës, shkruan "Kosova Sot Online".
Në njoftimin të Këshillit, fshati ka planifikuar që të organizohet për pritjen e tyre sot, derisa zbulimi i tyre bëhet ditën e hënë.
Në nderim dhe përkujtim të 28 nëntorit, festës së katërfishtë kombëtare, me 28 nëntor 2022, nga ora 12:00, përurohen shtatorja e ideologut të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, Hasan Prishtina, dhe ajo e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
(Kosova Sot Online)