Vrasja në Prishtinë, "Kanë qenë fqinjë shumë të mirë, as burri nuk është dokë që ka ndonjë problem, jemi tronditë"

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 13:10
Vrasja në Prishtinë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë i moshës 70 vjeçare dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 63 vjeçare me sëpatë, përcjell "Kosova Sot Online".

Dorasi është vetdorëzuar në polici.

Fqinjët kanë qenë të tronditur me ngjarjen që ka ndodhur.

“Kanë qenë fqinjë shumë të mirë, as burri nuk është dokë që ka ndonjë problem, jemi tronditë”, i ka thënë njëri nga ta