Ragmi Mustafi valëvit flamurin kuq e zi në Preshevë: Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginë

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 11:05
Ragmi Mustafi valëvit flamurin kuq e zi në Preshevë: Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka uruar 28 nëntorin, përcjell "Kosova Sot Online".

Mustafi ka treguar se ka vendosur të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj nga autoritet serbe.

Mustafa ka thënë se "Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës".

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!

Edhe sot si katër vite radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj.

Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme.

Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare.

Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime.

Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar!

Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar!

Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës!

Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë!

Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit!

(Kosova Sot Online)