Shqipërim Arifi: Shërbimet sekrete serbe dhe policia lokale na vëzhgojnë se kush e vendos flamurin në Preshevë

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 08:12
Shqipërim Arifi: Shërbimet sekrete serbe dhe policia lokale na vëzhgojnë se kush e vendos flamurin në Preshevë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se ndërtesa e Komunës së Preshevës është vëzhguar në 24 orët e fundit, nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe për të parë se kush do ta vendosë flamurin shqiptar, përcjell "Kosova Sot Online".

Arifi ka shtuar se ka nodhur që vetë ai e ka vendosur flamurin dhe se për këtë gjë është nder mirë.

“Po. Nuk është hera e parë që e kemi ngritur flamurin kombëtar këtu në Preshevë. Pesë a gjashtë herë më ka rastisur mua që ta vendos flamurin aty lart. Në këtë kontekst, ne ndihemi si çdo herë krenar, edhe ndihemi mirë. Atmosfera jonë është festive, që kur e ngrejmë flamurin kombëtar, e kthejmë një Shqipëri në Preshevë. Kështu është ajo ndjenja dhe në këtë kontekst, të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës kur e shohin flamurin në administratën komunale, e ndjejnë së paku për një ditë Shqipërinë e Madhe.

Si çdo vit, edhe sivjet administrata jonë, ndërtesa komunale është vëzhguar nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe në 24 orët e fundit, për të shikuar kush e vendos, sa orë e vendos, si e vendos. Ka një qasje shumë direkte, projektet e mia ngadalësohen, ndonjëherë edhe anulohen që financohen nga ndërkombëtarë. Më dërgojnë në prokurori, në gjyq, më dënojnë me sasi të caktuar parash. Kjo është e vetmja arsye, ndodh çdo vit”.

(Kosova Sot Online)