Detaje: Ja si pacienti e vrau mjekun në zyrën e tij
Një mjek kardiolog u vra nga një pacient në zyrën e tij në qytetin italian të Favaras, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Viktima është profesionisti Gaetano Alaimo, 65 vjeç, i njohur dhe i respektuar në qytetin e provincës së Agrigentos dhe në Siçili.
Autor i dyshuar i vrasjes është një 47-vjeçar, i cili u arrestua nga karabinierët. Ngjarja ndodhi në sy të punonjësve të strukturës, e cila përdoret edhe si qendër rehabilitimi kardiologjik.
Autori i vrasjes, 47-vjeçari nga Favara, Adriano Vetro, u ndalua menjëherë nga karabinierët e Favarës , të cilët së bashku me kolegët e njësisë hetimore të komandës së provincës Agrigento u vunë në gjurmët e tij.
(Kosova Sot Online)