Frangesh: Ne besojmë që njerëzit nga Kosova së shpejti mund ta gëzojnë një regjim pa viza

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 23:00
Frangesh: Ne besojmë që njerëzit nga Kosova së shpejti mund ta gëzojnë një regjim pa viza

I dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh, ka deklaruar se sa më shpejt duhet të merret një vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne besojmë se ekziston një mundësi reale që njerëzit nga Kosova së shpejti të mund ta gëzojnë një regjim pa viza me BE-në. Sllovenia e mbështet këtë proces pa kushte, sepse e dimë se Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të adresuar shqetësimet e shteteve anëtare kur të zbatohet regjimi i ri”, ka pohuar Frangesh.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Një vendim politik duhet të merret para fundit të këtij viti dhe të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka theksuar Frangesh 

(Kosova Sot Online)