Vushtrri: Vodhi motor- sharrë, arrestohet 38-vjeçari

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 09:28
Vushtrri: Vodhi motor- sharrë, arrestohet 38-vjeçari

Në Vushtrri, një 38 vjeçarr është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur një motorr sharr, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e policisë thuhet se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Në orët e pasdites së datës 29 nëntor 2022, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’, rast ky i raportuar gjatë ditës se djeshme në Vushtrri. Mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, është arrestuar i dyshuari: A. K .,38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që dje me datën 29 nëntor 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, në një punishte ka kryer veprën penale vjedhje, ku i dyshuari kishte vjedhur një motor- sharrë.  Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia në njoftim.

(Kosova Sot Online)