Grenell: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga amerikanët

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 09:47
Grenell: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të udhëhiqet nga amerikanët

Ish-emisari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se SHBA-ja duhet të marrë rolin udhëheqës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka thënë se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po dështojnë.

“Ne shohim që negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po dështojnë, sepse Departamenti i Shtetit po negocion me europianët – dhe kur i lini ata të udhëheqin – ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime”, tha ai për televizionin publik serb.

(Kosova Sot Online)