Udhëtimi pa viza më së largu në janar të 2024 – Presidenca çeke nis negociatat me PE’në

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 10:01
Udhëtimi pa viza më së largu në janar të 2024 – Presidenca çeke nis negociatat me PE’në

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE’së kanë rënë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për çështjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Europian.

Këtë e ka bërë të ditur ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavský.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, migracionin, menaxhimin dhe sigurinë dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, tha ai.

(Kosova Sot Online)