Bislimi: Prokurorët dhe gjyqtarët kanë pas paga më të larta se kryeministri

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 11:40
Bislimi: Prokurorët dhe gjyqtarët kanë pas paga më të larta se kryeministri

Qeveria e Kosovës para pak kohësh morri vendim për ulje të pagave në sektorin e drejtësisë, në uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë.

Qeveria tërheku vendimin e marrë më parë nga Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi sot tha se të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kanë pas paga më të larta se kryeministri.

“Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kanë pas paga më të larta se kryeministri dhe kjo besoj nuk gjendet në asnjë vend të botës. Gjyqësori që është i thirrur për drejtësi më vie çudi që s’kanë reaguar për rritje të pagave në mënyrë arbitrare, për të thënë se nuk është në rregull me pas pagë të tillë”, potencoi ai.

(Kosova Sot Online)