Vrasja e shtatzënës 35 vjeç, reagon kardiokirurgu i QKUK-së: Na kena dështu komplet, si shtet, si shoqni, si individ dhe si burra

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 08:42
Vrasja e shtatzënës 35 vjeç, reagon kardiokirurgu i QKUK-së: Na kena dështu komplet, si shtet, si shoqni, si individ dhe si burra

Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë, ka reaguar kardiokirurgu nga QKUK-ja, Leonard Bytyqi, përcjell "Kosova Sot Online".

Bytyqi ka shkruar se është i gatshëm të japë dorëheqje, përkundër që rasti nuk lidhet direkt me punën e tyre.

Postimi i plotë:

Sonte, plot prej nesh duhet me dalë me kërku falje publike dhe me dhanë dorëheqje.

Dikush duhet me kallzu që na ende kemi ndjenja, dikush duhet me kallzu që mërzitet për banorët e vet që po vriten para turinjve.

Na kena dështu komplet, si shtet, si shoqni, si individ dhe si burra .

Unë jam i gatshëm me dhanë dorëheqje prej QKUK-së, prej Universitetit edhe pse kjo ngjarje e kobshme, s'lidhet me punën tonë direkt, por lidhet me shpirtin dhe ndjenjën që gudulliset e na nxen frymën.

Hajdeni lëvizni, mos vajtoni, se gjama e fcb-it ju zgjat dy ditë.

Statuse t'leshit,forca e ligjit asht goditja ma e ranë për kriminelët e lehtësim për familjarët.

Boll vajtut,pshurrana, lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje.

Mane n'mend, kena me u turpnue edhe n 'varr.

(Kosova Sot Online)