Detaje të reja nga vrasja e shtatzënës nga ish - burri i saj: Një natë para vrasjes, ish-burri e ka thirrë krejt kohën që të dalë në oborr

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 10:04
Detaje të reja nga vrasja e shtatzënës nga ish - burri i saj: Një natë para vrasjes, ish-burri e ka thirrë krejt kohën që të dalë në oborr

Sokol Halili, dyshohet se mbrëmë, ka vrarë ish bashkëshorten e tij shtatëzënë, Hamide Magashin 35 vjeçare, në oborrin e QKUK -së në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".

I dyshuari  vazhdon të jetë ende në arrati.

Një medium ka kontaktuar me njërën nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit.

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i saj, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të del në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.

“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatzënisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë në kushte anonimiteti.

(Kosova Sot Online)