Albulena Haxhiu: Haxhiu: 35-vjeçarja e raportoi të dyshuarin për dhunë në korrik, Prokuroria e liroi në procedurë të rregullt

  • E.k /
  • 01 December 2022 - 10:41
Albulena Haxhiu: Haxhiu: 35-vjeçarja e raportoi të dyshuarin për dhunë në korrik, Prokuroria e liroi në procedurë të rregullt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas takimit të grupit ndërministror, i cili u mblodh pas vrasjes së gruas shtatzënë, e cila dyshohet se u vra mbrëmë nga ish burri i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK.

Haxhiu ka treguar se viktima e kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë fizike dhe psiqike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt.

“Kemi diskutuar për veprimet institucionale në raport me këtë rast, më lejoni t’iu njoftoj se sipas informacioneve të PK-së, viktima e kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë fizike dhe psiqike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale, është një papërgjegjësi e prokurorit të rastit sepse ne vazhdimisht po bëjmë thirrje që të mbrohen jetët e grave dhe vajzave. Sikur prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti i tillë mund të jetë parandaluar. Kemi edhe disa informacione, të cilat nuk mund ti bëjë të ditura për shkak të hetimeve, uroj të më mirëkuptoni. Por iu garantoj, secili prej institucioneve, qoftë nga policia, qoftë nga MSH, qoftë nga qendrat për punë sociale janë të obliguar dhe kanë marrë përgjegjësi që të verifikojnë secilin veprim institucional”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)