
Spahiu: Vrasjet në Kosovë po i nxisin prokurorët, në Kosovë, fusin veshët në lesh

Analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, duke thënë se vrasjet po i nxisin prokurorët, përcjell "Kosova Sot Online".
Postimi i plotë:
Vrasjet në Kosovë po i nxisin prokurorët.
Një natë para vrasjes makabre të gruas shtatzënë në oborrin e spitalit, një enverist tha në një studio televizive se po t'ishte në pushtet do t'i kishte vrarë 5 mijë veta në mes të Prishtinës, nga të cilët të parin simbolin e lirisë Halil Matoshin. Në një shoqëri normale brenda gjysmë ore do të kishim dëgjuar lajmin e arrestimit të enveristit në fjalë për nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Por në Kosovë, prokurorët fusin veshët në lesh. Dhe pastaj çuditemi pse ndodhë vrasja të nesërmen.
(Kosova Sot Online)