Steinmeier flet nga Tirana : Ejani në Shqipëri dhe “infektohuni” me shpirtin e tyte pro- europian

  • S.A /
  • 01 December 2022 - 12:47
Steinmeier flet nga Tirana : Ejani në Shqipëri dhe “infektohuni” me shpirtin e tyte  pro- europian

Presidenti i Gjermanisë, Frank – Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, ka mbajtur një fjalim në Parlament, teksa është përqendruar kryesisht te rrugëtimi evropian i shtetit shqiptar.

 Ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin mes dy vendeve  në të gjitha fushat.

“Qëndrimin tuaj proevropian kam mundur ta vëzhgoj. Tani gëzohem që mund të jem pranë jush dhe për mua është një nder i madh të flas në këtë Parlament.” tha Steinmeier.

Teksa ka komentuar hapjen e bisedimeve me BE, Presidenti gjerman u shpreh se 19 korriku ishte një gur kilometrazhi për Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe për këtë ai shprehu entuziazmin se sa shumë ndihet shpirti evropian në Shqipëri.

Nga foltorja e Kuvendit, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier kishte një apel drejtuar politikës shqitpare, për të punuar së bashku në rrugën drejt BE.

“Unë e di që rruga e Shqipërisë në BE do të vijojë të jetë ambicioze, ndaj ju lutem sot vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, atje ku ato ndodhen, punoni më tej në sprapsen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vijoni reformën në drejtësi, të iniciuar tanimë dhe punoni para së gjithash përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Punoni së bashku, mendoj që destinacioni i përbashkët për anëtarësimin në BE, ia vlen këtë përpjekje. Sikundër deri më tani, ju mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë në këtë rrugë”.

Gjithashtu gjatë fjalës që mbajti në parlament, presidenti gjerman Steinmeier, u ndal edhe tek reformat që ka ndërmarrë vendi. Ai tha se ato janë të identifikueshme teksa u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Për këtë të fundit tha se është një shembull për vendet e tjera.

“Aktualisht ka një reformë voluminoze në drejtësi, e cila që në këtë fazë shërben si shembull në vendet e tjera. Të gjitha këto bëhen atëherë kur e di se çfarë do dhe ju shumë të nderuar e dëshironi një të ardhme të mirë për Shqipërinë dhe vendi juaj do të jetë një partner mjaft i besueshëm për shtetet anëtare të BE-së”, u shpreh Steinmeier.

(Kosova Sot Online )