Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit për vrasjen e gruas shtatzënë

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 12:03
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit për vrasjen e gruas shtatzënë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, 31 vjeçar, pasi dyshohet se mbrëmë, ka vrarë ish bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashin 35 vjeçare, në oborrin e QKUK -së në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës në njoftimin e tyre kanë shkruar se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar  të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Kërkesë për bashkëpunim

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

(Kosova Sot Online)