“Këtij as burgu s’ka çka i bën, m’ka ardh shpirti në fyt”, Besa Luzha publikon bisedën e një gruaje që ka dhunë nga burri

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 14:15
“Këtij as burgu s’ka çka i bën, m’ka ardh shpirti në fyt”, Besa Luzha publikon bisedën e një gruaje që ka dhunë nga burri

Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha, ka reaguar rreth dhunës së gruas në familje, shkruan "Kosova Sot Online".

Luzha, ka postuar disa fotografi në rrjetë social, ku një grua i ka treguar asaj se ka dhunë nga bashkëshorti i saj.

Postimi i plotë:

Çdo ditë, një grua është potencialisht viktimë e dhunës në familje.

Unë shpesh marr mesazhe nga gra që kërkojnë ndihmë. Por kur i inkurajoj të largohen, me gjithë fëmijët, paraqiten sfidat nga ana e tyre, që kërkojnë adresim nga institucionet.

Ku me shku-banimi i përballueshëm

Qysh me jetu-puna dhe të ardhurat

Qysh me u mbrojte-siguria.

(Kosova Sot Online)