Plagoset me armë zjarri një 40 vjeçar nga një 28 vjeçar

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 09:02
Plagoset me armë zjarri një 40 vjeçar nga një 28 vjeçar

Sot në Durrës, në orët e hershme të mëngjesit është plagosur me armë zjarri një 40 vjeçar, nga një 28 vjeçar, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se i plagosuri ka marrur trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)