Osmani për Rugovën: Ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 11:43
Osmani për Rugovën: Ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ish presidentin, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 78 -të lindjes së tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë për Rugoven se ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës, e prijës i parë i saj.

Tutje, Osmani ka shkruar udhëheqja e Rugovës është shembull e model të cilin duhet ta kujtuar çdo ditë.

Postimi i plotë:

Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë, historik, të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriut i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë. Presidenti Rugova ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj. Me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre.

Udhëheqja e tij është shembull e model të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë e me të cilin duhet të mishërohemi, në mënyrë që vizionin e Presidentit Rugova për shtet ta bëjmë edhe më kuptimplotë, duke e jetësuar çdo ditë atë.

(Kosova Sot Online)