Fushë Kosovë: Nga një defekt i rrymës u përfshi nga zjarri një banesë dhe u lëndua një person

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 11:17
Fushë Kosovë: Nga një defekt i rrymës u përfshi nga zjarri një banesë dhe u lëndua një person

Për shkak të defektit të rrymës, një banes në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri, ku një person u lëndua, shkruan "Kosova Sot Online".

I lënduari ka marrur trajtim mjekësor.

“Është raportuar se për shkak të defektit të rrymës është përfshirë nga zjarri një banesë. Njësit relevante policore, eksperti i zjarreve, emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrite të lokalizojnë zjarrin. Raportohet për një person të lënduar i cili me autoambulancë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)