“Procesi i Berlinit është e vetmja udhë europiane”- Genc Pollo: Të kundërshtohet fort nisma e Ballkanit të Hapur. Nuk mund të thirret ‘vdekje shqiptarëve’…

  • S.A /
  • 03 December 2022 - 16:50
“Procesi i Berlinit është e vetmja udhë europiane”- Genc Pollo: Të kundërshtohet fort nisma e Ballkanit të Hapur. Nuk mund të thirret ‘vdekje shqiptarëve’…

Ish-deputeti Genc Pollo ka apeluar që nisma “Ballkani i Hapur” të kundërshtohet fort edhe nga politikanët dhe aktorë të ndryshëm publikë maqedonas dhe serbë.

Në konferencën e Lëvizjes Europiane, ku ishte i pranishëm në cilësinë e kryetarit të Paneuropës, Pollo tha se e vetmja rrugë drejt Europës është Procesi i Berlinit. “Procesi i Berlinit është udhë europiane për të gjitha shtetet e rajonit që bashkon e nuk përçan”, është shprehur ai.

Ai e cilësoi të papranueshëm faktin që turma serbësh në Austri apo shtete të tjera të bllokojnë rrugët duke thirrur “vdekje shqiptarëve”, vetëm sepse Serbia u mund nga Zvicra në ndeshjen e zhvilluar një natë më parë në Katar.

“Faji e përgjegjësia është tek regjimi i Vucicit me propagandën shtetërore të bazuar në urrejtjen etnike pasi dështuan me spastrimin etnik dy dekada më parë”, deklaroi ai. panorama.al

(Kosova Sot Online )