Lajm i rëndë për familjet: Zhduken 39 fëmijë shqiptarë në Britaninë e Madhe, mbërritën me gomone shumica të pashoqëruar

  • S.A /
  • 03 December 2022 - 16:33
 Lajm i rëndë për familjet: Zhduken 39 fëmijë shqiptarë  në Britaninë e Madhe, mbërritën me gomone  shumica  të pashoqëruar

Të paktën 39 fëmijë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe janë zhdukur. Kështu kanë deklaruar autoritetet britanike.

BBC shkruan se autoritetet vendore kanë strehuar deri më 31 Tetor 197 fëmijë, prej të cilëve 39 janë zhdukur. Ecpat UK, shoqata që bën fushatë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese.

Të dhënat u morën nga BBC përmes një kërkese për informacion. Në përgjigje thuhet se 197 fëmijë iu nënshtruan kujdesit nga 1 Janari deri më 31 Tetor, ndërkohë që deri më 7 Nëntor 39 prej tyre janë regjistruar si të zhdukur.

Një pjesë e tyre besohet se duhet të kenë mbushur 18 vjeç. Shifrat e qeverisë britanike të siguruara nga BBC tregojnë se përgjatë këtij viti në Britaninë e Madhe kanë mbërritur me gomone 44,122 persona nga 28,461 që ishin vitin e kaluar.

Kjo ka sjellë mbipopullim në qendrën e kujdesit Manston në Kent e cila arriti dyfishim të kapacitetit të saj, me mbi 4000 persona më shumë.

Fati i 39 fëmijëve shqiptarë ka shqetësuar autoritetet britanike. BBC shkruan se vetëm gjatë këtij viti në Britaninë e Madhe kanë mbërritur me gomone më shumë se 12 mijë emigrantë nga Shqipëria.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick ka deklaruar se 80% e personave që kanë mbërritur me gomone janë nga Shqipëria. panorama.al

(Kosova Sot Online )