
Sikur në seriale gruaja nga Kosova kanoset nga ish kunati dhe ish burri

Policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut është një rast i kanosjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.D (M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllaut të tij A.L ( F/K) e moshës 24 vjeçare, ndërsa në kërkim policor , poashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D (M/K) i moshës 24 vjeçar.
Policia të dyshuarin e parë e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Kanosje”.
(Kosova Sot Online)