Berisha nuk tërhiqet nga protesta: Policia do të bëjë zgjedhjen më të gabuar nëse na ndalon

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 12:06
Berisha nuk tërhiqet nga protesta: Policia do të bëjë zgjedhjen më të gabuar nëse na ndalon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se samiti i BE-së është i mirëpritur nga populli opozitar, por nuk dha asnjë shenjë tërheqjeje për protestën e thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zonë kjo e cila bën pjesë në perimetrin e sigurisë.

 

Ai theksoi se policia do të bëjë zgjedhjen e gabuar nëse ndalon protestuesit. Gjatë fjalës së tij për mediat, Berisha përtcolli një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

“Samiti i 6 dhjetorit është ngjarje e jashtëzakonshme historike për arsyet që vijojnë; së pari Europa i bën të qartë duke u mbledhur në Tiranë, Putinit, se kjo zonë, ky territor është i saj dhe ekspansioni dhe ambiciet e tij në Ballkan janë të papranueshme. Mesazhi i këtij samiti i jashtëzakonshëm, ndaj e mirëpresim. Por nga ana tjetër ky samit është i bekuar, pasi i jep mundësi popullit opozitar t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë përfaqëson mikpritësi i tyre. Ai qëndron mbi drogën, krimin dhe votën e vjedhur. S’do kishte rast më priam se ky rast para 1 mijë gazetarëve në botë dhe udhëheqësve të botës. Në këtë kontest Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, e drogës, një fantazmë që bredh nga samiti në samit. Ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për shqiptarët. Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës ku mblidhemi. Nuk kemi asnjë ndërmendje, pasi jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e liderëve. Ne jemi zotër në qytete. Mjerë Rama dhe Çuçi. Demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se furimi i të zezave është në Surrel. E dinë mirë, se nga ata burojnë të zezat e vendit. Por protesta është në qytet. Policia do të bëjë zgjedhjen më të gabuar nëse na ndalon.”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)