Zana Avdiu merr kërcënime të rënda, avokati Arianit Koci publikon mesazhet

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 10:48
Zana Avdiu merr kërcënime të rënda, avokati Arianit Koci publikon mesazhet

Avokati, Arianit Koci, ka publikuar mesazhet kërcënuese dhe të rënda që persona të ndryshëm ia kanë dërguar analistes, Zana Avdiu, shkruan "Kosova Sot Online".

Koci ka shkruar se mund edhe të mos pajtohemi me analisten Zana Avdiu, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme.

Koci, po ashtu ka treguar se këto kërcënime do ti denonojnë në Polici.

Postimi i plotë

“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” - janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu.

Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj.

Ka edhe kërcënime tjera të rënda - me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt.

Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar.

Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh.

Krijohet klimë e linçit publik.

Pas kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete.

Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet.

(Kosova Sot Online)