Në Mitrovicë ​pesë persona sulmojnë fizikisht infermierin

  • E.k /
  • 05 December 2022 - 11:16
Në Mitrovicë ​pesë persona sulmojnë fizikisht infermierin

Pesë qytetarë të dehur kanë sulmuar një infermier në Mitrovicë, shkruan "Kosova Sot Online".

Të dyshuarit thuhet se kanë qenë të dehur kur kanë shkuar pranë Emergjencës së këtij spitali në ora 03:20 dhe kanë sulmuar infermierin me inicialet F.M..

“Në oborrin e spitalit kanë ardhur 5 qytetarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te spitalit për t’i dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart që paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit të infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, u tha nga spitali “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)