​Lansohet protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës se*suale, Kurti: Dhunuesit dhe abuzuesit s’i kanë marrë dënimet e merituara

  • E.k /
  • 05 December 2022 - 11:56
​Lansohet protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës se*suale, Kurti: Dhunuesit dhe abuzuesit s’i kanë marrë dënimet e merituara

Sot është lansuar protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, transmeton "Kosova Sot Online".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shumë herë në rastet e paraqitura, institucionet nuk i kanë kryer e zbatuar obligimet ligjore.

“Marrjen e pëlqimit të informuar, ofrimin e përkthyesve, të shenjave në rast nevoje, ofrimin e infrastrukturës së nevojshme, ofrimin e shërbimeve të profesionistëve të së njëjtës gjini të viktimës dhe shmangien e intervistave të shumëfishta të lodhshme”, tha Kurti.

“E rëndësishme është që pavarësisht se cili institucion merr vesh i pari i rastit, trajton rastin. Nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla ku institucionet i hedhin njëra-tjetrës fajin. Shpeshherë në rastet e paraqitura, institucionet nuk i kanë kryer e zbatuar obligimet ligjore. Në raste të këtilla, dhunuesit dhe abuzuesit nuk i kanë marrë dënimet e merituara”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)