Lumir Abdixhiku dhe Von Cramon takojnë shqiptarë në Hamburg

  • E.k /
  • 05 December 2022 - 14:29
Lumir Abdixhiku dhe Von Cramon takojnë shqiptarë në Hamburg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon, kanë qenë mysafir folës në një organizim me shqiptarët e Hamburgut, shkruan "Kosova Sot Online".

Abdixhiku, ka shkruar se në këtë ngjarje ka takuar shumë profesionistë shqiptarë.

Tutje, Abdixhiku ka theksuar se Kosova ka shumë njerëz me dije që jetojnë në Evropë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në Hamburg, së bashku me Viola Von Cramon, Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, ishim mysafirë folës në ngjarjen e organizuar nga shoqata e këtij qyteti ’Oda e.V.’

Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian.

Si LDK, këtë potencial duam ta përfshijmë në çdo nivel tonin politik.

(Kosova Sot Online)