Azemi: Të premten protestohet për rritjen e pagave

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 20:00
Azemi:  Të premten protestohet për rritjen e pagave

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një shkrimi në Facebook ka lajmëruar se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës, për rritjen e pagave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


“Sot u mbajt takimi me kryetar të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik që menaxhohen nga kompanitë private , ku u mor vendim që të premten të protestohet para komunës së Prishtinës , për rritjen e pagave”, ka shkruar Azemi në Facebook.

(Kosova Sot Online)