Lajçak sfidok Kryeministrin Kurti: Me propozim të përditësuar “franko-gjerman’, kërkon shtyrje të zgjedhjeve në Veri

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 12:00
Lajçak sfidok Kryeministrin Kurti: Me propozim të përditësuar “franko-gjerman’, kërkon shtyrje të zgjedhjeve në Veri

Emisari i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka ardhur dje në rajon, fillimisht në Beograd e pastaj në Prishtinë, raportohet të ketë sjellë me vete  edhe  një propozim të përditësuar të planit ‘franko- gjerman”, në të cilin me gjasë janë inkorporuar komentet që kanë dërguar palët, transmeton "Kosova Sot Online"

Po ashtu, sipas burimeve, sllovaku ka ardhur me kërkesën që të shtyhen zgjedhjet në komunat veriore të caktuara për datën 18 dhjetor që u shpallën për shkak se zyrtarët e Listës Srpska braktisën institucionet komunale dhe ato qendrore për shkak të vendimit të Qeverisë Kurti.

Siç raportohet nga mediet, Lajçak ka sjellë në Kosovë kërkesën që të shtyhen zgjedhjet komunale në Veri që të mund të bindet Lista Srpska të marrë pjesë në to.

Lajçak dje ka qëndruar në Beograd ku ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit me të ka konfirmuar se kthimi i serbëve në institucione ka qenë temë e diskutimit.

“Në Beograd diskutova rrugën përpara të normalizimit të marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut m Presidentin Vuçiq. Po ashtu, kemi folur për çështjet aktuale, përfshirë kthikmin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energji dhe çështjen e personave të zhdukur”, ka deklaruar Lajçak, transmeton "Kosova Sot Online".

Lajçak pas takimit me Kryeministrin Kurti në Prishtinë ka folur në mënyrë të përgjithësuar, duke thënë se është disktuar situata në Veri dhe energjetika.

(Kosova Sot Online )