Si pasojë e ngjarjeve në Veri mblidhet KQZ
Zyrtarët komunal të zgjedhjeve nën përcjellje të Policisë së Kosovës kanë shkuar në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok por s’kanë arritur të ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Elezi ka thënë se po priten njoftimet nga këta zyrtarë komunal për të sqaruar situatën, ndërkohë KQZ-ja si rezultat i kësaj situate do të mbaj mbledhje sot në orën 18:00.
“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyret e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, ka thënë Elezi.
(Kosova Sot Online)