Michel: E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor brenda BE

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 16:24
Michel: E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor brenda BE

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se me samitin e sotëm në Tiranë u shkruajt historia sepse u zhvillua për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 Duke folur për të ardhmen, ai theksoi se ajo është më e sigurtë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së.

Do të filloj duke falenderuar ngrohtësisht Ramën për mikpritjen. Mbledhje historike ku shkruam historinë. Shkruajmë historinë sepse për herë të parë u organizua në Ballkanin Perëndimor.

Kjo mbledhje e sotme është deklarata që shoqëron punimet tuaja. Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. Besoj se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE”, u shpreh Michel.


Sipas Michel, BE duhet të përforcojë kapacitetin për të përforcuar tregun e përbashkët rajonal.

“Ideja e roaming është një hap përpara në vijim të samitit të Brdos ku lindi kjo ide”, tha ai.

Më tej, Michel shtoi se ka progrese konkrete për të përballuar pasojat e luftës ruse në Ukrainë.  

“Progrese kronkrete janë realizuar për të përballuar së bashku pasojat negative të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në energji, në fushën ekonomike dhe në fushën e furnizimit me ushqim”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)