Gjermania premton 37 milionë euro për ta përafruar Kosovën me BE- në

  • E.k /
  • 07 December 2022 - 11:21
Gjermania premton 37 milionë euro për ta përafruar Kosovën me BE- në

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se pas negociatave Kosovë- Gjermani, pala gjermane është zotuar që do ta vazhdojë mbështetjen financiare ndaj Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro për periudhën 2022-2023, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se prioritetet e bashkëpunimit zhvillimor përfshijnë: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trajnimin dhe punësimin, ndryshimet klimatike dhe energjinë, tranzicionin e drejtë dhe qeverisjen e mirë

“Me këtë zotim, mbështetja gjermane për bashkëpunim zhvillimor arrin shumën prej 64.42 milionë euro që nga dhjetori 2020, kur edhe janë mbajtur negociatat e fundit qeveritare. Duke u pajtuar për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit zhvillimor, Kosova dhe Gjermania do t’i adresojnë së bashku sfidat kryesore të së ardhmes. Prioritetet e bashkëpunimit zhvillimor përfshijnë: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trajnimin dhe punësimin, ndryshimet klimatike dhe energjinë, tranzicionin e drejtë dhe qeverisjen e mirë.”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)