Von der Leyen shpallet gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

  • A.P /
  • 07 December 2022 - 17:46
Von der Leyen shpallet gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022

Nga revista presitgjoze “The Forbes”, si gruaja më e fuqishme në botë gjatë vitit 2022 për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë,  është cilësuar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tutje e pasuar nga Christine Lagarde, Kamala Harris dhe Mary Barra, Ursula von der Leyen kryeson në listën e 100 grave.

“Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë njerëzve”, shkruan “The Forbes”.

Më pas, udhëheqësja më e re e Italisë, Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes.

“Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s”, shkruan revista e njohur amerikane.

Ndër 10 gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.

Në fund të listës është vendosur 22-vjeçarja iraniane Mahsa Amin, vdekja e së cilës ndezi protestat e përgjakshme në Iran.


(Kosova Sot Online)