
Aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë, vdes një person dhe lëndohen pesë të tjerë

Në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë ka vdekur një person dhe pesë persona të tjerë janë lënduar, shkruan "Kosova Sot Online".
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.
(Kosova Sot Online)