“Shtetet e Bashkuara duan të shohin një shtet demokratik dhe multietnik në Kosovë"

  • E.k /
  • 08 December 2022 - 10:31
“Shtetet e Bashkuara duan të shohin një shtet demokratik dhe multietnik në Kosovë

Drejtoresha e departamentit të studimeve globale në Universitetin Loyola në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mary Kate Schneider, ka thënë se ShBA-të mbeten thellësisht të përkushtuara për stabilitetin në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nëse ShBA-të shpreh shqetësimin për diçka, vendet e Ballkanit Perëndimor e dëgjojnë. Së dyti, kjo na tregon se ShBA-të mbeten thellësisht të përkushtuara për stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon, kështu që nëse ka është një kërcënim për këtë stabilitet, ShBA-të do të veprojnë”, ka pohuar Schneider, në një intervistë për Euronews Serbia.

“Shtetet e Bashkuara duan të shohin një shtet demokratik dhe multietnik në Kosovë. Dhe ata duan që ai shtet të kontribuojë në stabilitetin në rajon. Nëse Prishtina është e përkushtuar ndaj këtij qëllimi, ShBA-të mund të punojnë me Prishtinën. Prandaj, unë besoj se mbështetja e ShBA-së nuk është e pakufizuar”, ka shtuar ajo.

“Vitet e Sllobodan Millosheviç’it vërtet shenjëzuan marrëdhëniet me ShBA-të dhe kjo shenjëzim ende po i definon ato. Tani për tani raportet ShBA-Serbia janë në një nivel bashkëpunimi të kujdesshëm dhe mendoj se do të duhet më shumë kohë për të ndërtuar një besim reciprok e për t’i thelluar këto raporte”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)