
Shefi i Zyrës së BE-së në Beograd: E kemi thënë, Asociacioni duhet të zbatohet

Kreu i Zyrës së BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, ka folur në një intervistë për RTS lidhur me modifikimin që i është bërë propozimit franko-gjerman, e të cilin para pak ditësh në Kosovë e ka sjellë emisari sllovak, Miroslav Lajcak.
“Presidentët do të japin komentet e tyre. Mendoj se duhet të theksojmë se kemi mundësinë, siç ka thënë tashmë BE-ja, që gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe. Por në aspektin urgjent, ne kemi mundësinë të bëjmë një hap drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Giaufret.
(Kosova Sot Online)