
Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit: Nuk ka thyerje të derës në vendin ku mbahen këto gjëra, mungojnë 12 epruveta me gjak

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka treguar se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur, transmeton "Kosova Sot Online".
Haxhiu ka shtuar se nuk ka thyerje të derës apo ndonjë dyshim për përdorimin e forcës për të kryer këtë vepër kriminale.
Haxhiu, tutje ka treguar se sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit.
“Nuk ka thyerje të derës, nuk ka thyerje te vendit ky hyn qelsi do me thënë asnjë dyshim në raport me forcën që është përdorur për ta kryer një akt të tillë kriminal. Prandaj po them që dikush nga zyrtarët përgjegjës, një person, dy, tre, kushdo qofshin ata janë përgjegjës për këtë akt kriminal”, ka thënë Haxhiu.
“Aktualisht sipas informacioneve, sepse unë nuk kam qasja në vendin ku ruhen mostrat, por sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona”, ka thënë Haxhiu.
“Në raksat mbajtëse epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Nga këto instituti, dy epruveta me gjak ja kanë dhënë Institutit zviceran dhe një policisë për ADN”, ka thënë Haxhiu.
(Kosova Sot Online)